Bërnjak nis largimi i njësive speciale të Kosovës, ia lënë vendin trupave të KFOR

Sot pritet të marrë  fund bllokimi i dy pikave kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Që nga ora 08:00 e mëngjesit të sotëm ka nisur largimi i barrikadave dhe kamionëve nga pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Gazetari i Klan Kosova, Haris Ademaj raporton për Ora News se sipas marrëveshjes që u arrit më 30 shtator, targave të të gjithë drejtuesve të automjeteve që kalojnë kufirin, do u mbulohen simbolet shtetërore.

Nga sot policia kufitare do mbulojë simbolet shtetërore dhe akronimet përkatëse të 2 shteteve.

 Gjatë 13 ditëve të bllokimit të 2 pikave kufitare  nuk është shënuar ndonjë incident serioz.