Largohen rreth 30 mjete barrikaduese nga protestuesit serbë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2021, 09:59
Vijon largimi i barrikadave.
Nga 70 barrikada në ditën e sotme numri i tyre ka rënë në 42, ndërsa po vazhdon ritmi i largimit.
Pjesëtarët e shumtë të KFOR-it janë pozicionuar në pjesën e poshtme, matanë lumit Ibër, shumica prej të cilëve janë KFOR polakë.
Për të ardhur deri aty, KFOR-i ka shfrytëzuar rrugët malore, të cilat janë rrugë alternative, njofton Klankosova.tv.
Ndërkohë, KFOR-i ka patrulluar edhe sot me helikopter, ndonëse pamja ka qenë e paqartë për shkak të mjegullës.