"Pseudo gazetar - Pseudo këngëtar" Plasin thumbat mes të ftuarve në emision
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2021, 14:33
Në puntatën e radhës të "Expuls" nga Ronaldo Sharka u diskutua për muzikën shqiptare, se ku po shkon ajo sot.
Për të diskutuar për këtë, në studio ishin Vëllezërit korçarë, Enki Braçaj dhe Erik Lloshi. Dy te fundit lëshuan thumba mes njeri-tjetrit.
Erik Lloshi: Ka ca pesudo gazetar... me fal s'e kam personale, që bëjnë lajme copy paste pa lidhje fare.
Enki Braçaj: Po sepse ka ça pesudo artista që... mos e merr personale ë! Që atë të offrojnë. Nëse unë si gazetare do shkruaj për show biz-in, por mua nëse një personazh publik më ofron vetëm këto gjëra, vetëm këto gjëra do i nxjerr. Në botë ti ke personazhe publik që japin super intervista, ndërsa këtu...