Rrëfimi i këngëtarit shqiptar nga Indonezia për jetën e tij në ishullin ekzotik

Jon Tarifa është një këngëtar shqiptar, i cili jeton në Bali, Indonezi.

Në një intervistë për "Ditë e RE" në Rtv Ora, këngëtari shqiptar ka rrëfyer për jetën e tij në Indonezi me bashkëshorten indoneziane dhe vajzën e tyre të vogël.

Ai thotë se e bija 3 vjeçare flet 3 gjuhë, shqip, holandisht dhe anglisht.

"E ëma i flet holandisht, ndërsa unë shqip", thotë këngëtari.

Gjithashtu ai tha se bashkëshortja di pak shqip.

Së fundmi, Jon Tarifa ka publikuar këngën e tij më të re "Give You Everything", një këngë, dhuratë për ditëlindje, dedikuar bashkëshortes indoneziane.