I zhdukur për 8 muaj, Davide Pecorelli kërkon falje: Isha i shtyrë nga dëshpërimi e depresioni
Davide Pecorelli, sipërmarrësi italian që inskenoi zhduken e tij në Shqipëri, për motive ekonomike, i kërkon falje katër fëmijëve të tij e familjarëve.
Në emisionin e pasdites në RAI, sipërmarrësi italian, i cili prej 6 janarit rezultonte i zhdukur në Shqipëri, për t'u gjetur pas 9 muajve në ishullin e Monte Kristos në Toskana të Italisë, shprehet i penduar për gjestin e tij.
"I shtyrë nga dëshpërimi e depresioni. Depresioni është i tmerrshëm thotë sipërmarrësi, ndryshe nuk do t'i kisha braktisur fëmijët e mi." - siç thotë ai.
Ai shpjegon dhe motivet e gjetjes së tij në ishullin e Monte Kristos.
"Kam gjetur dy arka me monedha të vogla e i kam fotografuar, por pamundur t'i dëshmoj."
Kjo është e vërteta ime, shprehet sipërmarrësi italian, dhe e ardhmja do ta dëshmoj se çka ndodhur vërtetë.
Për periudhën e kohës së kaluar në Vlorë, ai thotë se kishte shumë pak para e mbijetonte duke ngrënë gratis nga miqtë shqiptarë.
Davide Pecorelli bashkëjetonte me partneren shqiptare me të cilën la një djalë pak vjeçare.
"Djali im i vogël thotë, kishte ardhur në Vlorë tek gjyshërit e çdo mëngjes bëja 3 km në këmbë dhe e shikoja nga larg. Isha 30 metra nga ai e qaja sepse nuk mund ta takoja. Gjatë këtyre 9 muajve nuk kam komunikuar asnjëherë me familjarët e mi e kam vuajtur shumë".
Dikur kisha gjithçka, kisha marine Jaguar, kosha gjithçka nga ana ekonomike, por me mungonte gjëja më e thjeshtë e më e rëndësishme që e kisha nën sytë e mi, fëmijët e mi.
"Dua t'i kërkoj falje familjarëve të mi e njerëzve që më duan e që i kam bërë të vuajnë".
Davide Pecorelli është baba i 4 fëmijëve. Tre fëmijë i ka me ish-bashkëshorten e parë dhe një djalë tjetër me partneren e tij shqiptare.

