"Dukej sikur kishte diçka në goma," avioni shpërthen në flakë gjatë uljes

Një avion ka marrë flakë gjatë uljes në Britaninë e Madhe.  Avioni tip Boeing 747 mori flakë pas një uljeje të dështuar në Aeroportin East Midlands.

Gomat e avionit shpërthyen në flakë mbrëmjen e së enjtes, 30 shtator, pasi u nisën nga Leipzig në Gjermani.

Imazhet tronditëse tregojnë se rrotat e avionit marrin flakë në momentin e uljes në tokë.


Një dëshmitar i incidentit deklaroi se avioni dukej sikur kishte diçka në rrota në momentin e uljes.

Dëshmitari tha gjithashtu se ata dëgjuan një zhurmë të fortë sapo avioni ishte ulur.

Nga incidenti mësohet se nuk ka persona të lënduar. /OraNews/

"Dukej sikur kishte diçka në goma," avioni shpërthen