Kina feston Ditën Kombëtare/ Dërgon skuadrilje avionësh në hapësirën ajrore të Tajvanit
Një skuadrilje e tërë ajrore kineze, e pajisur edhe me dy bomba atomike, ka shkelur këtë të premte hapësirën ajrore të Tajvanit. Autoritetet e vendit ishullor kanë ngritur në ajër avionët e tyre, ndërsa tensionet mes Kinës dhe Tajvanit vijojnë e rriten.
Kinezët kanë festuar këtë të premte ditën e tyre kombëtare.
Një flotilje prej 25 avionësh ka hyrë në hapësirën ajrore të Tajvanit, që ka sjellë edhe shqetësime për vendin e vogël fqinj. Forcat ajrore të Tajvanit u përpoqën për t’I paralajmëruar 25 avionët kinezë që hynë në zonën e saj të mbrojtjes ajrore, tha ministria e mbrojtjes në Taipei.
Tajvani është një territor i pretenduar nga Kina, dhe këto incidente vijnë herë pas here. Forcat ajrore të Kinës zhvillojnë misione ushtarake në zonën ajrore të ishujve Pratas që kontrollohen nga Tajvani.
Misioni i fundit kinez përfshinte një arsenal të tërë ajror, plus edhe dy bomba atomike.
Zyrtarët tajvanezë thanë se Tajvani dërgoi avionë luftarakë për të paralajmëruar avionët kinezë, ndërsa sisteme traketore u vendosën për t'I monitoruar ato. Nuk ka pasur një koment nga Kina për rastin.
Tensionet vijnë pas deklaratave të fundit të ministrit të Jashtëm të Tajvanit Joseph Ëu. Ai është mbështetësi hapur i përpjekjeve të vendit ishullor për të kundërshtuar presionin nga Kina dhe shfaqet rregullisht në panele të ndryshme ndërkombëtare.
Zyra për Çështjet e Tajvanit në Kinë tha se ai është një mbështetës "I fortë" i pavarësisë së Tajvanit, dhe shpërndan gënjeshtra se Tajvani është një vend sovran.
Ndërkohë, ministria e Jashtme e Tajvanit tha se akuza "nuk ishte e denjë" për t’u komentuar.
Kina ka rritur kohët e fundit presionin ushtarak dhe politik për të detyruar Tajvanin të pranojë sovranitetin kinez. Tajvani ndërkaq thotë se është një vend i pavarur dhe do të mbrojë lirinë dhe demokracinë e tij./ Ora News/
