SHBA voton ligjin që shmang mbylljen e qeverisë
Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka nënshkruar në ligj të përkohshëm, për të shmangur mbylljen e qeverisë amerikane dhe për ta mbajtur atë të financuar deri më 3 dhjetor.
Kongresi e miratoi projektligjin pak orë para përfindimit të viti fiskal.
Ligji përfshin gjithashtu para për menaxhimin e gjendjes pas uraganit 'Ida' si edhe për refugjatët afganë.
Biden, i cili firmosi projekt -ligjin për të shmangur mbylljen vetëm pak orë para përfundimit fiskal, tha se ligji “plotëson nevojat kritike dhe urgjente të kombit”, përfshirë ndihmën në raste të fatkeqësive dhe financimin e zhvendosjes së “aleatëve afganë në Shtetet e Bashkuara, pas përfundimit të luftës 20-vjeçare në Afganistan”.
Financimi i sapo miratuar siguron që agjencitë federale të mos mbyllen të premten dhe qindra mijëra punonjës të qeverisë nuk do të duhet të marrin leje të papaguar.
Të mërkurën mbrëma (29 shtator), republikanët dhe demokratët në Senat arritën një marrëveshje për ta mbajtur qeverinë të hapur deri më 3 dhjetor, përmes një buxheti të përkohshëm.
Ligji paraprakisht kaloi në Dhomën e Përfaqësuesve me 254 vota për dhe 175 kundër dhe në Senat me 65 vota për dhe 35 kundër.
“Ka shumë më tepër për t’u bërë. Por, miratimi i këtij projektligji na kujton se puna dypartiake është e mundur”, tha Biden./Ora News/


