Ish-presidenti francez shpallet fajtor për financim ilegal të fushatës zgjedhore

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është shpallur fajtor për financim të paligjshëm të fushatës në zgjedhjet e vitit 2012.

Ai u shpall fajtor të enjten nga një gjykatë në Paris.

Gjykata nuk ka dhënë detaje se çfarë dënimi do të marrë Sarkozy. Prokurorët po kërkojnë dënim me një vit burg për ish-presidentin 66-vjeçar.

Megjithatë, Sarkozy,i cili nuk ishte në gjykatë për verdiktin, ka mohuar akuzën dhe mund të apelojë kundër vendimit.

Ky është vendimi i dytë që e shpalli fajtor ish-presidentin francez këtë vit.

Ai ishte në pushtet nga viti 2007 deri më 2012 dhe vazhdon të ketë ndikim te konservatorët, pavarësisht rënies së popullaritetit.