Kandidati për këshilltar bashkiak: Roma duhet të jetë një qytet i jetueshëm për të gjithë, programi i Lidhjes fitues
Partia Lidhja e Mateo Salvinit është e bindur në fitoren e bashkisë së Romës.
Angelo Valeriani, kandidat për këshilltar bashkiak për bashkinë e Romës thotë për Rtv Ora se Roma është një qytet që duhet shpëtuar dhe se programi i tyre është fitues pasi është pranë problemeve e zgjidhjeve që duhet të ketë qyteti.
Alba Kepi: Si po shkon kjo fushatë, e cila janë prirotetet e forcës politike që ju përfaqësoni për të administruar një qytet kaq të rëndësishëm siç është Roma?
Angelo Valeriani: Ndjejmë një mbështetje të qytetarëve romanë e fushata po ecën mirë. Roma është një qytet që duhet shpëtuar e programi ynë është fitues pasi është pranë problemeve e zgjidhjeve që duhet të ketë qyteti. Administrata aktuale e qytetit, përveç problematikave të veçanta që ka, shfaqet mjaft larg qytetarëve. Është një administratë e falimentuar që ka bërë zgjedhje ideologjike e nuk i ka dhënë zgjidhje halleve kryesore të romanëve. Qytetarët janë të lodhur nga kjo lloj qeverisje e jemi të bindur që lodhja e tyre do të transformohet në një votë në favorin tonë.
Alba Kepi: Roma është jo vetëm kryeqyteti i Italisë por dhe komuna më e populluar në Itali. Cilat janë objektivat tuaja për të pasur një qytet më miqësor, me politika sociale e të drejta për të gjithë?
Angelo Valeriani: Ne jemi të bindur që Roma duhet të jetë një qytet i jetueshëm për të gjithë ata që banojnë këtu, pavarësisht entisë, besimit fetar etj. Ne si forcë politike i jemi hapur të gjitha komuniteteve të huaja, qoftë europiane e ekstra komunitare pasi mendojmë se ata jetojnë çdo ditë e vuajnë problemet që ka sot Roma. Prioritetet janë problemet e këtij qyteti e zgjidhjet që duhet të marrin banorët. Një nga çështjet që ne mendojmë se është kryesore është respektimi i rregullave e që vijnë para gjithçkaje tjetër. Të gjitha ata që respektojnë rregullat, ligjet, qytetin tonë, janë të mikpritur e Roma si për ta e për ne duhet të jetë një qytet i jetueshëm. Sot është një qytet i limituar për jetën e përditshme, një qytet që të komplikon e kjo është e papranueshme e nuk duhet ta lejojmë të vazhdoj të jetë kështu. Prioriteti ynë është të dëgjojmë të gjitha hallet e banorëve të këtij qyteti e do ta vazhdojmë ta bëjmë dhe pas zgjedhjeve për të kuptuar e dhënë drejtimin e duhur çështjeve që do të bëjnë Romën një qytet më të mirë.
Alba Kepi: Një vizion i qartë dhe mjaft domethënës. Duke ju falenderuar për bisedën ju urojmë suksese.
