Lidhja e Salvinit synon bashkinë e Romës, kandidatja për këshilltare flet për Rtv Ora: Një qytet i katandisur keq

Italia është në prag të zgjedhjeve lokale. Kjo është fundjava e fundit e fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore që përfshijnë 1157 komuna italiane e rreth 12 milionë italianë.

Sara De Angelis, deputete e Partisë Lidhja, kandidon për këshilltare bashkiake për Romën.

Për Rtv Ora ajo tregon se Lidhja synon të marrë bashkinë e Romës, ndërsa personalisht thotë se në metropolin italian e ktheu edhe dashuria që ka për qytetin.

Alba Kepi: Deputete, një tjetër fushatë elektorale për ju e një tjetër objektiv për t'u arritur. Cilat janë  priroritetet kyçe për të administruar sa më mirë qeverisjen e qytetit të Romës?

Sara De Angelis: E vërtetë një tjetër fushatë elektorale. Më 1997 e në moshë mjaft të re, vetëm 21 vjeçe, jam zgjedhur në një minibashki në Romë e deri më sot kam bërë shumë fushata e beteja politike. Kësaj radhe synimi im e i joni si qëndër e djathtë është Bashkia e Romës. Aktualisht jam parlamentare e Lidhjes e vendosa të kandidoj për dashurinë që kam për qytetin tim Romë. Jam e lodhur të shoh një Romë të kandandisur kaq keq, një Romë e bllokuar që nuk jep asnjë përgjigje për qytetarët e saj. Kemi vënë në dispozicion të këtij qytetit aftësitë tona, e mbi të gjitha dashurinë tonë, për t'i dhënë qytetarëve romanë përgjigjet që meritojnë prej kohësh.

Alba Kepi: Roma është dhe një qytet multietnik. Cfarë i ka munguar për të qënë më mikpritës e më i drejtë në raport me çdo banor e qytetar të saj?

Sara De Angelis: I ka munguar gjithëpërfshirja, i ka munguar pjesëmarrja e të gjitha komuniteteve. Adminstrata e saj nuk ka dialoguar, e dialogu është majft i rëndësishëm me të gjithë qytetarët. Vetëm duke dialoguar mes nesh mund të kuptohen të gjitha problemet që jetojnë çdo ditë qytetarët. E një arsye më shumë është dialogu me qytetarët që vijnë nga vende të tjera që në shumicën e rasteve janë mjaft të integruar e në raste të tjera jo.

Alba Kepi: Zonja De Angelis ju falenderoj për këtë bisedë.