MissRose tregon kur bënte sfidë për audiencën me bashkëshortin DJ: Kam qarë atë ditë
Të ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, çifti i cili merret me DJ, kanë folur rreth punës së tyre ku dhe kanë treguar edhe kanë treguar ‘konkurrencën’ që kanë kur janë para publikut.
Dj Stone ka treguar se MissRose ka vëmendje më të madhe nga publiku, ndërkohë kjo e fundit ka treguar edhe një nga momentet që ka qarë pasi ka është larguar nga skena.
Pjesë nga biseda:
Dj.Stone: Së fundmi ne po performojmë edhe veç.
MissRose: Stone ka prej 23 vitesh në punë. Unë prej 2016. Por vëmendja që unë kam marrë është ndonjëherë më e madhe se sa partneri im.
DjStone: Duartrokisnin më shumë ketë.
MissRose: Unë kam qarë atë ditë, ne bënim sfidë me shoca, por ishte për audiencën. Mua më zuri alkooli dhe ishim duke performuar dhe ky po fillonte të luante një skenë tjetër. Unë kam qarë atë ditë./ Ora News/
