Olsi Bylyku flet për herë të parë për motrën: I vetmi njeri që ia dua mendimin

Aktori i humorit Olsi Bylyku, i ftuar në emisionin “Jeto me Orën”, në RTV Ora, për herë të parë ka folur për motrën e tij Brikenën.

Ai është shprehur se është i vetmi person që ai merr mendime, pasi motra e tij ka njohuri mbi çdo fushë.

Olsi Bylyku: Motrën e takoj çdo ditë, dhe nëse ka një njeri që unë në të vërtetë ia dua mendimin, është motra ime Brikena sepse është një njeri i informuar mbi çdo lloj fushe. Brikena ka vetëm një gjë, se është shumë tip emocional. I ka ngjarë babit tim./ Ora News/