Gruaja i vdiq nga Covid-19/ Maratonomaku me lot në sy: Kishim 40 vite së bashku. Do luftoj për ta nderuar

Maratonomaku i njohur shqiptar, Sotir Qiriaqi, i cili ka humbur bashkëshorten e tij, Lorin, pak muaj më parë si pasojë e Covid-19, ka rrëfyer se jeta pa prezencën e saj është e vështirë.

I ftuar në emisionin ‘Jeto me Orën’ në RTV Ora, ai thotë se me Lorin njiheshin prej 40 vitesh, ndërkohë ka besim te vetja se do ia dalë të përballojë humbjen e bashkëshortes.

Sotir Qiriaqi: Është e vështirë. Gjëja më e shtrenjtë për njeriun është jeta. Të ndahet nga jeta një njeriu i dashur është shumë e vështiirë, por duhet të kemi kurajo. Unë kam një mesazh për të gjithë njerëzit. Duhet që të gjithë ne të ndërtojmë një shoqëri civile të përparuar dhe të larguar nga veset. Largimi i Lorit nga jeta mua më ka lënë vetëm, por unë do luftojë për ta nderuar atë. Unë jam njohur me Lorin para 40 vitesh në Tiranë. Por kam besim në veten time që këtë dhimbje do e kapërcejë.