Olsi Bylyku rrëfim ndryshe në “Jeto me Orën”: Të jesh artisti fillimisht duhet që ...

Aktori i humorit Olsi Bylyku, i ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora,  ka rrëfyer ndryshe nga herët e tjera për jetën e tij artistike.

Ai thotë se të jesh aktor nuk është shumë e lehtë, ndërkohë tregon se ka marrë nga pak tek të gjithë aktorët që janë sot në televizione.

Olsi Bylyku: Çdo lloj fushe ka vështirësitë e veta. Unë kam pasur mbështetje shumë të madhe Besin. Mbaj mend një fjalë shumë të mirë që ma ka thënë “Për të qenë një artist i mirë duhet  të jesh një djalë i mirë.” Këtë e kam pasur gjithmonë parësore. Kam investuar më shumë tek e para. Kam qenë fans u të gjithë aktorëve që janë sot në skenë, dhe jam munduar që të marrë nga pak tek të gjithë. Të gjithë aktorët kanë hallet që kanë edhe njerëzit e tjerë. Ne jemi një vend i vogël. Kemi 1 mijë presione në punë, në familje, por prapë duhet të japim maksimumin e tyre.