VIDEO/ Gruaja injoron sinjalin, një fije peri e ndau nga përplasja me trenin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2021, 22:51
Ndonjëherë shprehja "të ndjek fati" merr kuptim.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë një grua e cila ka shpëtuar mrekullisht pa u përplasur nga treni.
Ajo shihet duke injoruar barrierat dhe lëvizte mes për mes stacionit hekurudhor në Ermelo, Holandë.
Agjencia holandeze ProRail publikoi videon si një paralajmërim kundër marrjes së një rreziku të tillë./OraNews/
