Arrestohet në Sardenjë ish-presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont

Autoritetet policore italiane kanë arrestuar ne aeroportin e Algheros në Sardenjë, ish Presidentin e Katalonjës Carles Puidgemont.

Ndaj tij rëndonte urdhërim i arrestimi evropian lëshuar nga Policia Spanjolle me akuzën e veprës penale kundër rendit e sigurisë publike kombëtare spanjolle.

Ish Presidenti i Katalonjës është transferuar në burgun e Sassarit e sipas mediave spanjolle sot paradite pritet të dal para trupit gjykues që do të vendos lirimin e tij dhe ekstradimin drejt Spanjës.

Ish presidenti i Katalonjës Carles Puidgemont ndodhej në Sardenjë për një vizitë pune ku do të takohej me guvernatorin Christan Solinas e do të merrte pjesë në një takim me lëvizjen autonome sarde.

Më 30 tetor 2017, Puidgemont kishte kërkuar azil në Bruksel, për të shpëtuar nga urdhri i arrestimit lëshuar nga Prokuroria e Madrid që e akuzonte për akte rebeluese së bashku me ekzekutivin e tij, pas referendumit të 1 tetorit 2017, për pavarësinë e Barcelonës.

Në mars të 2018 autoritetet spanjolle kanë lëshuar udhrin e arrestimit evropian ndaj tij. 

Në zgjedhjet evropiane të 26 majit 2019, Puidgemont u zgjodh europarlamentar, fakt që nuk u pranuar nga autoritetet spanjolle e në mars të 2021 Parlamenti Evropian votoj në favor të heqjes së imunitetit të parlamentarit të Carles Puidgemont.

Tashmë gjithçka është në duart e Gjykatës së Apelit të Sassarit që do të vendos për lirimin apo ekstradimin e ish Presidentit të Katalonjës.