Mes kandidatëve për zgjedhjet lokale në Itali edhe një shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2021, 19:32
Mes kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme lokale në Itali do të jetë edhe një shqiptar.
Ai quhet Bledjan Beshiraj, 38 vjeç, dhe është punësuar, si dhe është martuar dhe ka dy fëmijë.
Beshiraj është larguar nga Shqipëria drejt Milanos që në moshën 20-vjeçare, dhe më pas ka studiuar në universitetin shtetëror aty.
Ndërkohë, në ë mesazhin e tij si kandidat shqiptari Beshiraj shkruan se përmes kandidimit të tij do të çoj në bashki zërin e të gjithë banorëve të zonës, që përballen çdo ditë me vështirësitë e jetës.
Ai shton se është e rëndësishme t’u jap atyre një përgjigje të përshtatshme, në kohën më të shkurtër të mundshme.


