“Dhoma e ferrit”, dalin pamjet në vendin ku Babis vrau Caroline dhe inskenoi grabitje nga shqiptarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2021, 22:15
Fotografitë në dhomën ku u vra 20-vjeçarja Caroline në Glyka Nera të Greqisë janë publikuar nga protothema.gr.
Fotografitë, të cilat përfshihen në dosjen e çështjes, përshkruajnë skenën e vdekjes, por edhe lëvizjet e 32-vjeçarit në agimin fatal të 11 majit.
Në foto shfaqet dhoma horror, ku gjithçka është kthyer përmbys, pasi Babis inskenoi grabitje për të cilën fillimisht u akuzuan shtetas shqiptarë.
Në shtrat shihet celulari i tij, pajisja që në fund e tradhtoi dhe sirtarët e përmbysur. Ndërsa shihen edhe pjesët e ngjitësit izolues që ai ka përdorur për t’i lidhur duart gruas që vrau. Në skajin tjetër të dhomës së gjumit, ka një abazhur të hedhur dhe të ndezur, pranë krevatit të Lidias së vogël, shkruan protothema.gr.










