Vendimi për mediat/ Çipa: Skeciptizmi qëndron te pasojat që sjell centralizimi dhe administrimi i fondeve publike

Ditën e djeshme, Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se vendimi i tretë i qeverisë së tij është ai i krijimit të një agjencie për media dhe informim dhe që garanton transparencë në lidhje me politikat, dhe me problematikat që kanë të bëjnë me aktet që lidhen me veprimtarinë e Këshillit të Ministrave.

Këtë e ka komentuar dhe Kryetari i Unionit të Aleksandër Çipa , në një intervistë që ka dhënë për Ora News.

Ai tha se për ndërtimin e kësaj strukture nuk ka pasur konsulencë paraprake.

"Së pari u artikulua nga Kryeministri e ndërkallur, në projektin qeverisës të kabinetit Rama 3. Ishte e beftë, sepse nuk mendoj se ka pasur një konsulencë paraprake për këtë strukturë të re që krijohet në marrëdhëniet midis qeverisjes  së re në kabinetin dhe mandatin e tretë qeverisës dhe mendimin e shqiptarëve dhe opinionin publik. Një projekt i tillë është i zbatueshëm aktualisht në disa qeveri, në vendet e BE, por edhe në rajonin tonë. Të ashtquajturat Ministri për informimin, janë konvertuar në agjensi të informimit publik. Por ne nuk kemi arsye ta paragjykojmë si projekt në momentin kur s’njohim strukturën apo procedurën, dhe me Metodologjinë, mbi bazën ku do operojë."- u shpreh ai, raporton Ora News. 

Ai thotë se skepticizmi i tyrëbazohet në tre aspekte ndërsa shton se problemi qëndron se çfarë pasojash do të sjellë ky centralizim i informacionit publik.

"Ky skepticizëm bazohet në tre aspekte. Aspekti I parë  ka të bëjë me mëyrën se si do të funksionojë kjo agjenci, aspekti i dytë ka të bëjë me idenë dhe drojën tonë , për realizimin e informacionit, nga një strukturë e tillë, e cila zhbën funksionimin tradicional të zedhënësisë institucionale, nga institucionet publik. Dhe ajo që quhet praktika, mbi bazën e së drejtës dhe pavarësisë së çdo reporter për të kërkuar informacion të pavarur, për çështje të veçanta. Në këtë pikë, mendojmë se ky centralizim i informacionit publik nga agjencia për informim mediatik, krijon precedentët dhe paragjykimin e mungesës së transparencës dhe censurës. Ky është një nga problemet që ne na krijohet në varësi të këtij skepticizmi."/ Ora News.