Familjarët të shqetësuar jashtë spitalit: Të infektuarit dhe të vaksinuar dhe në gjendje të rëndë

Në dyert e spitaleve Covid është rikthyer shqetësimi i familjarëve të pacientëve, për mungesë informacioni nga personeli mjekësor.

Dane Dollanga nga Gramshi ka qendruar gjatë gjithë natës në shkallët e spitali, pasi ka sjellë bashkëshorten e tij, e cila është e prekur me Covid-19.

"Erdha dje rreth orës 20:30, aty (shkallët) kam ndenjur gjithë natën. I kam dhenë numrin tim (infermierëve) të më marrin në telefon. Më thanë për sot, nuk më kanë marrë në telefon, unë pres."

Familjarët të shqetësuar jashtë spitalit: Të

Në oborrin e infektivit hyrje daljet e shpeshta të  ambulancave dëshmojnë për rritje të rasteve.

Në dy spitalet covid aktualisht janë të shtruar mbi 210 persona, nga 270 shtretër që kanë në total.

Zhvendosjet nga një strukturë në tjetrën ndonjëherë kryhen duke transportuar tre pacientë me një ambulancë.

Të shqetësuar janë edhe familjarët e atyre që më parë  kanë kryer të dyja dozat e vaksinës PFIZER.

"Ka bërë vaksinat që në maj, Pfizer ka bërë, të dyja dozat."

Familjarët të shqetësuar jashtë spitalit: Të

Disa prej pacientëve fillimisht  kërkojnë ta shmangin spitalin, dhe zgjedhin të trajtohen në shtëpi, ku veç rrezikut shëndetësor, ka  kosto financiare.

Në këtë javë kanë rezultuar të prekur me Covid 6011 persona dhe kanë humbur jetën 35 pacientë.

Dimri pritet të jetë më i vështirë se vjeshta thonë ekspertët, ndaj përveç thirrjeve të vazhdueshme për tu vaksinuar apo për kujdes kanë përgatitur nja plan të ri menaxhimi me kapacitete të shtuara.

Familjarët të shqetësuar jashtë spitalit: Të