Ndahet nga jeta ish-zyrtari i LSI-së, Ilir Dashi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2021, 14:27
Është ndarë nga jeta ditën e sotme ish-zyrtari i LSI, Ilir Dashi.
Lajmin në mediat sociale e kanë bërë me dije ish-kolegë dhe miq, të cilët kanë shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet e tyre për ikjen nga jeta të Dashit.
Dashi jetonte në Afrikë së bashku me gruan e tij, ndërsa akoma nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.
Dashi ka qenë edhe aktor ku ka marrë pjesë në disa filma të realizuar në vendin tonë.
Po ashtu, ai njihet edhe si biznesmen para se të merr ftesë nga LSI për të qenë përfaqësues i kësaj force politike.
Ceremonia e varrimit për t’i dhënë lamtumirën e fundit do të mbahet nesër, të hënën, në 20 shtator në orën 11.00.

