"E shkatërroi babëzia e bosave" Ura e Zogut rrezikon shembjen, banorët dalin në protestë
Degradimi i Urës së Zogut mbi Lumin Mat dhe mosreagimi i institucioneve shtetërore, ka ngritur në protestë aktivistet e shoqërisë civile dhe nga grup të rinjsh nga Lezha dhe Kurbini.
Ata u mblodhën të dielën pranë objektit monument kulture, i cili ka pësuar dëmtime të renda gjate këtij viti dhe rrezikon seriozisht shembjen totale.

Të rinjtë protestues denoncuan edhe vijimin e shfrytëzimit pa kriter të shtratit të lumit, pavarësisht se ky shfrytëzim besohet si shkak i rrezikut që po i kanoset Urës së Zog.
"Nuk e shkatërroi vetëm natyra, por babëzia e bosave të kompanive, të cilët nxjerrin inerte në lumin e Matit."

Ura e Zogut është ndërtuar në vitin 1927 dhe gëzon statusin e Monumentit të Kulturës së kategorisë së parë, por sipas aktivistëve kurrë nuk është trajtuar si e tillë.
"Duhet të nxisin reagimin e institucioneve përgjegjëse, në hartimin dhe zbatimin e një plani emergjente për ndalimin e shkatërrimit të urës."

Së fundmi të paktën një këmbë e urës u fundos dhe si shkak besohet se është shfrytëzimi pa kriter i shtratit të lumit Mat për nxjerrje inertesh.
Edhe pse prej vitesh ishte e qartë që shfrytëzimi i lumit kishte krijuar pasoja.


Qeveria e turpit historik të 25 prillit!
19 Shtator, 11:36

