Mblidhet OKB-ja/ Pandemia dhe ngrohja globale në qendër të vëmendjes
Nis këtë javë seanca plenare e OKB-së, ku në fokus qendror do të jetë ngrohja globale dhe rimëkëmbja ekonomike nga pandemia dhe imunizimi i qytetarëve anekënd botës. Edhe pse ka pasur debate nëse duhej të ishte virtual apo jo takimi, më shumë se 100 liderë dhe krerë shtetesh pritet të shkojnë në New York për seancën plenare.
Këtë javë do të mblidhet në New York seanca plenare e asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ku pritet të marrin pjesë shumë liderë botërorë.
Edhe pse nuk kanë munguar paralajmërimet se ky sesion mund të kthehet në një bombë me sahat për përhapjen e Covid-19-ës, shumë liderë kanë vendosur që të marrin pjesë personalisht, jo si vitin e shkuar që u bë sesion virtual.
Vetë presidenti Biden do ta adresojë fjalën e tij nga foltorja e OKB-së, ndërsa pritet që në fokus të jetë rimëkëmbja nga pandemia dhe kriza e ngrohjes globale.
Sa i përket ngrohjes globale, vetë sekretari i përgjithshëm Antonio Guterres është shprehur se duhet të veprojmë sa më shpejt, të gjithë bashkë, sepse ndodhemi përpara humnerës.
Më shumë se 100 krerë shtetesh si edhe ministra të jashtëm dhe diplomatë do të marrin pjesë personalisht në seancat e OKB-së duke filluar nga 21 shtatori deri më 27 shtator.
Mediet britanike shkruajnë se kryeministri Johnson do të lobojë për pjesëmarrje sa më të gjerë në samitin e Klimës së OKB-së, në nëntor, në Glasgoë./Ora News/

