Çarja e tubacioneve shpërdoron ujin e pijshëm, ujësjellës kanalizimet, asnjë ndërhyrje
Çarja e tubacioneve te ujit në linjën që furnizon zonën e Sanatoriumit është kthyer në shqetësim për banorët e zonës. Ata thonë se nuk kanë furnizim ndërkohë që uji dëmton edhe rrugën e banesat. Qytetarët kanë telefonuar vazhdimisht në ujësjellësin e bashkisë tiranë por situate e shpërdorimit të ujit nuk ka marrë zgjidhje në një kohë kur shumë zona të kryeqytetit nuk kanë furnizim.
Çarja e tubacioneve të ujit në linjën që furnizon zonën e rrugës “Grigor Cikla” pranë Sanatoriumit ,vijon të jetë shqetësim për banorët.
Sipas tyre ky rast tregon qartë shpërdorimin e ujit të pijshëm.
Defekti në tubat e ujit ka krijuar edhe problematika të tjera pasi rruga mbushet e gjitha me ujë.
“Ka rrjedhje. Mbajnë edhe lekët për mirëmbajtje linje. Uji rrjedh dhe nuk vjen te banorët. Ata marrin në shtet dhe te firma, marrin edhe 240 në çdo familje.”
Qytetarët thonë se në disa raste uji ka rrezikuar edhe banesat.
“Unë kam qenë për të bërë ankesë se këto ujëra kanë kohë që dalin në rrugë. Askush nuk ka ardhur për ta verifikuar.”
“Ata duhet ta kenë në qendër të vëmendjes qytetarët se ne paguajmë taksa.”
Banorët e zonës thonë se janë taksapagues të rregullt dhe për këtë arsye kërkojnë që paratë që i japin bashkisë tu kthehen mbrapsht me shërbime.


