Vuçiç takohet në Stamboll me Erdoganin: Përkrahu dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u takua me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç, raporton Anadolu Agency.

Takimi u mbajt në Vilën Vahdettin në Stamboll dhe ishte i mbyllur për shtypin.

Ndërkohë, në përfundim të takimit Vuçiç ka deklaruar për mediat serbe se në takimin dy palësh kanë diskutuar për shumë çështje, marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

Po ashtu, në fokus të bisedës me dy liderave, ka qenë edhe Kosova, ku presidenti turk ka shprehur hapur mbështetjen për Kosovën madje ka nisur edhe fushatë ndërkombëtare për njohje të saj.

“Presidenti turk përkrah dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe beson se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromisi”, - tha Vuçiç.