OKB zgjat misionin në Afganistan

Misioni i Kombeve të Bashkuara do të qëndrojë në Afganistan dhe të paktën gjashtë muaj të tjerë.

Edhe pse talibanët kanë në zotërim të gjithë territorin, këshilli i sigurimit ka miratuar propozimin me të 15 votat pro.

Sekretarit i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres do të raportojë në fund të janarit si dhe do të paraqesë rekomandimet e tij mbi strategjinë që do të ndiqet pas këtij afati të ri.

Misioni politik i UNAMA-s do të ketë në qendër të vëmendje jo vetëm ruajtjen e paqes por dhe organizimin e ndihmave humanitare.

Në këto gjashtë muaj në analizë do të merren zhvillimet politike sa i përket drejtimit të qeverisë së talibanëve, sigurinë publike por dhe situatën e shoqërisë.

Gjatë diskutimit të propozimeve anëtarët i bënë thirrje talibanëve që të organizojnë një qeveri gjithëpërfshirëse dhe sa më përfaqësuese duke përfshirë edhe gratë si dhe të organizojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe respektimin e të drejtave të pakicave

Pas rrëzimit të qeverisë së afganit, talibanët formuan një kabinet të përbërë nga 33 burra dhe me ministra që kanë qendrime të ashpra duke shkrirë edhe departamentin e grave.

Deri më tani bëhet e ditur se nga qeveria e re nuk është kundërshtuar propozimi dhe misioni i OKB-së.