Beteja për armët bërthamore, Franca debat me SHBA dhe Australinë

Marrëveshja mes Australisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë ka shkaktuar pakënaqësi në Francë.

Qeveria e Parisit ka thërritur për konsultim ambasadorët që ka në SHBA dhe në Australi si një shenjë proteste ndaj paktit të sigurisë, që përfshin dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Aleanca, e njohur si Aukus, do t’i mundësojë Australisë që të ndërtojë nëndetëse me kapacitet bërthamor duke e bërë shtetin e shtatë që ka një arsenal të tillë.

Një veprim i tillë është parë si një përpjekje për t'iu kundërvënë ndikimit të kinës në rajonin e detit të kinës jugore.

Ky vendim duket se bie ndesh me kontratën 37 miliardë dollarëshe që Franca ka nënshkruar me Australinë për ndërtimin e 12 nëndetëse bërthamore.

Marrëveshja është bërë publike të mërkurën nga presidenti amerikan, Joe Biden, kryeministri britanik, Boris Johnson dhe homologu i tij australian, Scott Morrison.

Në një deklaratë të lëshuar të premten, ministri francez Le Drian, e përshkruan atë si një “thikë në shpinë”.

Tashmë do të jenë bisedimet me ambasadorët që do të vendosë dhe strategjinë që do të ndjek Macron ndaj kësaj situate të re.

Tashmë ka reaguar edhe ministrja e Jashtme australiane, Marise Payne, e cila ka thënë se e kupton “zhgënjimin” e Francës dhe shpreson se do të punojë me këtë shtet për ta siguruar se “vlerëson marrëdhëniet bilaterale”.