Franca vaksinon mbi 50 milionë qytetarë

Numri i qytetarëve të vaksinuar në Francë ka tejkaluar mbi 50 milionë, njoftoi presidenti i vendit, Emmanuel Macron.

Lajmi u bë i ditur përmes një video të shpërndarë nga presidenti në rrjetet sociale, duke shkruar se  "vaksina shpëton jetë dhe virusi vret, është kaq e thjeshtë".

Qeveria e Macron fillimisht kishte shpallur fundin e gushtit si datën e synuar për 50 milionë.

Rreth 3,000 punonjës shëndetësorë në Francë u pezulluan nga puna, pasi nuk ishin të vaksinuar kundër koronavirusit.

Që nga fillimi i pandemisë, Franca ka konfirmuar mbi 113,000 viktima nga koronavirusi.