Afganistani nuk gjen qetësi, shpërthejnë 2 bomba, disa të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shtator 2021, 11:28
Duket se Afganistani nuk po gjen qetësi.
Dy bomba shpërthyen në kryeqytetin afgan, Kabul , duke plagosur disa persona , tha një burim i sigurisë në Kabul në Sputnik.
Shpërthimi i parë ndodhi në lagjen Dasht-e-Basra në Rrethin 13 të Kabulit perëndimor dhe shkaktoi plagosjen e disa personave.
Shpërthimi i dytë ndodhi në një lagje tjetër të së njëjtës zonë, megjithatë deri më tani nuk ka raportime për të lënduar.
Sipas agjencisë gjermane të lajmeve dpa , duke cituar mediet lokale, dy persona u plagosën në një shpërthim në perëndim të Kabulit, i cili sipas informacioneve të para erdhi nga shpërthimi i një pajisje shpërthyese të improvizuar.
Rama tek Meta, foto nga ceremonia e akullt në zyrën e Presidentit
18 Shtator, 11:16

