Talibanët mbyllin Ministrinë e Grave, ja me çfarë e kanë zëvendësuar

Talibanët kanë mbyllur Ministrinë për Gratë në Kabul dhe e kanë zëvendësuar me “policinë e moralit”.

Një grup punonjësish në kryeqytetin afgan mbuluan shenjat e ministrisë së Grave me në një përzierje të gjuhës Dari dhe arabisht.

Në tabelat e reja u shkrua “Ministria e Lutjes dhe e Promovimit të Virtytit dhe Parandalimin e Vesit.”

Punonjëset janë shprehur se ishin përpjekur të ktheheshin në punë për disa javë, por si përgjigje atyre u kërkua që të ktheheshin në shtëpi, shkruan BBC.

Portat e ndërtesës u mbyllën përfundimisht të enjten, tha njëra nga gratë.

Videot në mediet sociale treguan gra punonjëse jashtë zyrave, duke u bërë thirrje talibanëve që t'i linin të ktheheshin në punë.

Gjatë sundimit të talibanëve në vitet 1990, ministria detyroi rregulla strikte islame dhe kufizime të ashpra ndaj grave.

Në 20 vitet e fundit gratë afgane kanë luftuar dhe kanë fituar një numër të konsiderueshëm  të drejtave themelore, por tani kanë  frikë se përparimi është duke u rritur nga qeveria e re e përkohshme e talibanëve.