‘Përplasja’ Rama- Kurti, Shala: Inate mes njëri-tjetrit. “Ballkani i Hapur”, s’është në interes të Kosovës
Marrëdhëniet mes Kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij kosovar, Albin Kurti, nuk lënë për të dëshiruar, madje së fundmi mes tyre ka pasur dhe ‘përplasje’.
Ndërkohë për analistin Krenar Shala, kjo ‘përplasje’, përveç përmbajtjes politike ka edhe përmbajtje inatesh mes njëri-tjetrin.
Këtë deklaratë e ka bërë në një intervistë për Ora Neës, me gazetaren Matilda Mcini.
“Mendoj se përplasja mes liderëve të Kosovës dhe Shqipërisë, përpos përmbajtjes politike, ka edhe përmbajtje inatesh dhe këto datohen që nga viti 2018, kur në Kosovë, filluan të diskutoheshin planet për shkëmbimin territorial, apo ndarjen e Kosovës. Pozicionin i Ramës, shkaktoi tension tek një pjesë e madhe e politikës në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, nuk ka bërë ndonjë shkelje të ndonjë parimi demokratik, sepse tek e fundit të gjithë qytetarët e botës, kanë të drejtë të angazhohen për kauza të drejta të angazhohen për kauza të drejta. Përderisa një kauzë nuk nxit dhunë, nuk nxit terrorizëm,mendoj se Kurti ka pasur të drejtë," raporton Ora News.
Në lidhje për nismën “Ballkan i Hapur”, Shala shprehet se Kryeministri Edi Rama po kërkon që Kosova të marrë pjesë në një projekt që nuk është në interes të saj.
"Mendoj se nisma “Open Ballkan” nuk është personale. Rama është duke i imponuar Kosovës një zgjidhje e cila nuk përkon me interesin e Kosovës. Kosova është anëtar e procesit të Berlinit, nismë që është iniciuar nga Merkel, dhe në atë nismë marrin pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe disa vende të BE.
Kjo nismë ka prodhuar disa marrëveshje të cilat, kanë kontribuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve, ndërkohë është edhe nisma ku u liberalizua tregu i telefonisë ndërkombëtare, ku me 1 korrik u hoqën tarifat e ‘Roaming. Ndodhi që Serbia është duke u munduar që të trazojë, projeksionin vet politik dhe po mundohet t’i bind shtetet që mos t’i bëhet presion që duhet të njihet Kosova. Edhe Merkel ja bëri të qartë njohjen e Kosovës./ Ora News/
Përgatiti për online Anila Kolgjini.

