Stresi dhe ankthi në trafik, këshilla e psikologëve: Të tregojmë durim dhe qetësi

Trafiku nuk është thjesht rradhë të gjata automjetesh apo minuta që mund të shndërrohen në orë në pritje të lehtësimit të qarkullimit, por trafik do të thotë stres, ankth dhe panik nga qëndrimi aty.

Por çfarë thonë psikologët? Sa e vështirë të menaxhosh çregullimet psikologjike kur mbetesh me minuta të tëra në trafik në çdo orë të ditës.

"Është ngarkesë tepër e madhe psikokologjike te çdo drejtues automjeti. Por duke hasur një trafik që nuk ke mundësi alternimi, ankthi i tepërt që kanë në momente të caktuara se eprori mund tu heqë ditën e punës apo mund ta heqë nga puna".

Dhe zgjidhja e vetme që japin psikologët është të skalisim durimin për të parandaluar pasojat e rënda pikologjike.


"Ne shqiptarët nuk e kemi mirë marrëdhënien me durimin por shporesoj që gjithësecili të ruajë qetësinë, në radhë të parë për veten e tyre dhe të mos kenë debate me shoferët e automjeteve të tjera."

Pas mbylljes së sezonit të verës, hapja e institucioneve të ndryshme, rikthimi i punonjësve në punë apo hapjen e shkollave ka përkeqësuar situatën e trafikut në shumë segmente rrugore në kryeqytet.

Jo vetëm punimet në disa akse rrugore, por trafiku shkaktohet pasi nuk po gjen ende zgjidhje qarkullimi orë e pa orë i betoniereve që furnizojnë ndërtimet pa numër në Tiranë.