Jetëgjatësia në Angli bie në nivelin më të ulët që nga viti 2011

Vdekjet e tepërta për shkak të pandemisë koronavirus kontribuan që jetëgjatësia në Angli të bjerë në nivelin më të ulët në gati një dekadë.

Numri i vdekjeve të tepërta bëri që jetëgjatësia të bjerë me 1.3 vjet për burrat dhe 0.9 vjet për gratë dhe kjo jetëgjatësi është më e ulëta që nga viti 2011 për të dyja gjinitë.

Shëndetit Publik në Angli publikoi të Mërkurën raportin e saj për Anglinë 2021, ku shfaqet pamja gjithëpërfshirëse e gjendjes së shëndetit të kombit.

Raporti pohon se: Kjo demonstron se pandemia ka përkeqësuar pabarazitë ekzistuese në jetëgjatësinë. Covid-19 ishte shkaku i vdekjes që kontribuoi më shumë në hendekun në vitin 2020, megjithatë, vdekshmëria më e lartë është nga sëmundjet e zemrës, kanceri i mushkërive dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes së poshtme.

Diku tjetër në raport, Shëndeti Publik pohon se demenca dhe sëmundja e Alzheimerit mbetën shkaku kryesor i vdekjeve në Angli tek gratë dhe shkaktari i tretë më i madh tek meshkujt.

Raporti thekson se gjysma e njerëzve me një gjendje shëndetësore të përkeqësuar midis majit 2020 dhe janarit 2021 nuk kërkuan trajtim, kryesisht për shkak të mos dëshirimit për të shtuar presionin mbi personelin shëndetësor ose nga frika e kapjes së virusit.

Sipas Shëndetit Publik ka pasur një rritje "të paparë" të vdekjeve të shkaktuara nga përdorimi i alkoolit, me 20% vitin e kaluar në krahasim me vitin 2019.