Kalifornia mban guvernatorin demokrat Newsom
Guvernatori i Kalifornisë, Gevin Newsom, i mbijetoi të martën një përpjekjeje të rivalëve republikanë për ta shkarkuar nga detyra.
Politikani demokrat mori mbi 60 % të votave të qytetarëve dhe pak më shumë se 30 për qind e votuesve kërkuan zëvendësimin e tij.
Konservatori Leri Elder pranoi humbjen pasi orë më herët bëri insinuata se e priste rezultatin për shkak se zgjedhjet qenë manipuluar.
Kritikat më të mëdha drejtuar guvernatorit Njusom lidheshin me menaxhimin e pandemisë dhe masat tejet kufizuese antikovid.
"Sot i thamë po shkencës. I thamë po vaksinave, fundit të kësaj pandemie. I thamë po të drejtës së njerëzve për të votuar pa frikë se vota e tyre do të manipulohej. I thamë po të drejtës themelore, kushtetuese të grave që të vendosin vetë për trupin dhe fatin e tyre," deklaroi guvernatori demokrat pas fitores.
Referendumi i së martës për largimin e kryetarit të shtetit jugperëndimor ishte ndër të rrallët që janë mbajtur në Amerikë.
Neësom i fitoi masivisht edhe zgjedhjet e vitit 2018 ndërsa në fushatën e fundit pati mbështetjen e gjerë të demokratëve të njohur, si ish-presidenti Barak Obama apo të pasardhësit Xho Bajden.
Përkrah tij garuan 45 kandidatë të tjerë.
