Real Madrid “ngrin” Interin, shikoni përmbysjen spektakolare të Liverpool ndaj Milanit

Një nga kryendeshjet e mbrëmjes në Champions League ishte ajo mes Interit dhe Real Madrid në Grupin D. Në “San Siro”, nuk mungoi asgjë, spektakël, raste dhe lojë e bukur teksa në fund ekipi që fitoi ishte ai i Ancelottit.

Pjesa e parë ishte më e mirë për zikaltërit që rrezikuan disa here ndërsa në të dytën Real Madrid mund të ndëshkonte kundërshtarët me Vinicius dhe Benzema. Teksa ndeshja po shkonte drejt barazimit, në minutën e 90’, madrilenët gjejnë rrjetën me Rodrygo që i jep një 3 pikësh të rëndësishëm Ancelottit.

Në sfidën tjetër po spektakolare, Liverpool mori një fitore me përmbysje 3-2 ndaj Milanit me këta të fundit që vunë në vështirësi të mëdha skuadrën e Klopp.

Fillimisht ishin vendasit që po dominonin dhe kaluan në avantazh me Tomori (aut) e më pas Salah humbi penallti por Milani reagoi duke shënuar 2 herë me Rebiç dhe Diaz.

Liverpool në fraksionin e dytë reagoi fort dhe arriti të përmbyste situatën me dy gola të Salah e më pas të Henderson për të marrë 3 pikët e para.

Në ndeshjet e tjera, Ajax shpartalloi 5-1 Sporting Lisbon, dhe Atl. Madrid barazoi 0-0 me Porton.