Ushtri e përbashkët europiane, Von der Leyen: Koha për një nivel tjetër mbrojtjeje dhe sigurie europiane

Europianët po përballen me sfida të ndryshme në arenën ndërkombëtare. Për t’i bërë ballë sfidave të ndryshme ushtarake, kibernetike dhe të sigurisë, zyrtarët e lartë të BE-së po mendojnë për themelimin e një ushtrie të përbashkët europiane.

Kërkesa për një ushtri të përbashkët europiane është bërë temë e niveleve më të larta politike në BE.

Ka qenë vetë kryetarja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen që e ka parashtruar një problemet e sigurisë globale, teksa thotë se duhet kaluar në një nivel tjetër dhe të rrisë mbrojtjen e përbashkët.

Largimi i amerikanëve nga Afganistani, që sipas disa aleatëve perëndimorë u bë pa konsultime me ta, ka sjellë edhe një pështjellim të situatës vetë brenda Perëndimit.

Ndërsa marrja e pushtetit nga talebanët mund të paraqesë probleme të sigurisë për BE-në, shefja e komisionit parashtroi se BE-së i duhej "vullneti politik" për të ndërhyrë ushtarakisht pa SHBA -në pas rënies së Afganistanit në duart e talebanëve.

Europianët kanë folur edhe më herët për një ushtri të përbashkët, teksa.

Franca do të presë një samit të mbrojtjes së BE-së vitin e ardhshëm, tha zyrtarja e lartë.

BE -ja është mbështetur historikisht në aleancën e NATO -s për veprime ushtarake, teksa shumica e vendeve janë anëtarë të aleancës veriatlantike.

"Tani është koha që Europa të rritet dhe të kalojë në një nivelin tjetër," tha von der Leyen në fjalimin e saj vjetor mbi gjendjen e Bashkimit Europian.

Situata është ndërlikuar edhe më shumë pas largimit të Britanisë së madhe, një shtet nuklear, nga Bashkimi Europian.

Do të ishte edhe ministrja gjermane e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer që bëri thirrje për bisedime intensive për ta bërë BE-në "një lojtar strategjik që duhet të merret parasysh" në arenën ndërkombëtare. 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se i mbështet planet e BE-së për të ndërtuar një politikë të përbashkët mbrojtëse, por paralajmëroi kundër krijimit të një force të re ushtarake.