“Ta heq kokën”, edukatorja dhunon fëmijët e çerdhes, publikohen pamjet duke i keqtrajtuar
Një mësuese kopshti 59 vjeç, në Monza të Italisë është pezulluar nga detyra për një vit, pasi u filmua nga kamerat e sigurisë duke dhunuar vogëlushet në çerdhe.
Ajo akuzohet për keqtrajtim të nxënësve të saj, 17 fëmijë të moshave 3-5 vjeç, njëri prej të cilëve me aftësi të veçanta.
E gjitha nisi nga një denoncim i nënës së njërës nga fëmijëve. Më pas policia instaloi në godinë kamera dhe mikrofona, për të parë të gjithë sjelljen e mësuesve.
Fyerjet nga përgjimet
Nga përgjimet e policisë doli se mësuesja në mënyrë të përsëritur sulmonte fëmijët me goditje, shuplaka dhe zvarritje të shoqëruara me mallkime dhe fyerje, sipas medies italiane.
“Të pres duart, të heq kokën, bishë, patë”, ishin disa nga fjalët e përdorur nga mësuesja.
Institucioni ka vendosur të pezullojë për 1 vit mësuesen, ndërsa kjo e fundit pritet të paraqitet para Gjykatës për të dhënë versionin e saj për ngjarjen./OraNews/




