“Ishte xheloz", 28-vjeçari vret të dashurën disa javë pas fejesës dhe më pas qëllon veten
Një studente u vra nga i fejuari i saj 3 javë pasi i kishte bërë një propozim romantik për martesë.
Ana Fantaziu, 23 vjeç, u qëllua në shtëpinë e familjes së saj kur i fejuari xheloz pati një mosmarrëveshje me prindërit e saj dhe nxori armën.
Burri i saj i ardhshëm, Roman Vlasă, 28 vjeç, kishte shkuar për të takuar vjehrrit e tij në Moldavi më 12 shtator, por e përfundoi vizitën duke vrarë të fejuarën e tij para se të qëllonte veten.
Babai i vajzës tha se kishte një zënkë mes familjes dhe Vlasă, i cili është përshkruar si "xheloz" nga miqtë e tij.
Babai i Anës u largua nga shtëpia për të kërkuar ndihmë pasi dhëndri i tyre i ardhshëm i kërcënoi me armë. Pastaj dëgjoi dy të shtëna.
Policia gjeti trupat e vajzës dhe të fejuarit të saj në shtëpinë e familjes në fshatin Fundul Galbenei, rrethi Hînceşti.
Një mik i tronditur tha: "Ata kishin një marrëdhënie të bukur. Kohët e fundit ata kishin qenë me pushime në Rumani. Kur ishin me pushime, ai i kërkoi asaj të ishte gruaja e tij."
"Në dasmën time, ajo kishte kapur buqetën."
Maria Buzu, një mike tjetër tha: "Ata kishin një marrëdhënie të shkëlqyeshme, por ai ishte xheloz. Ne kishim folur për këtë. ”
Ajo shtoi: "Ajo ishte një grua e re, e jashtëzakonshme, e zgjuar dhe e bukur."
Policia konfirmoi detajet dhe po heton tragjedinë./OraNews/
