Momenti kur talibanët dhunojnë gazetarin sepse po intervistonte një grua
Një gazetar që intervistoi një grua protestuese në Kadahar të Afganistanit është sulmuar nga talibanët.
Qytetarët u mblodhën në rrugët e qytetit për të protestuar ndaj urdhrit, u cili kërkon largimin e 3,000 familjeve nga qyteti.
Kandahar është zonë e banuar kryesisht nga familjet e gjeneralëve të pensionuar të forcave të armatosura dhe anëtarë të tjerë të forcave afgane të sigurisë.
Ata kanë marrë urdhër të largohen vendi brenda një afati kohor prej 3 ditësh.
Lidhur me incidentin e dhunës gjatë demonstratës, gazetari i Radio Millet Zagh u sulmua nga një luftëtar taliban, ndërsa ai po filmonte një grua që po protestonte pas urdhrit të talibanëve për tu larguar nga shtëpia.
Një dëshmitar okular tha se gazetari, viktima e sulmit, ishte duke folur me gruan para shtëpisë së guvernatorit të Kandahar, kur një luftëtar taliban erdhi dhe e goditi.
Ai shtoi më tej se gazetari kishte kërkuar leje për të filmuar intervistën, një kërkesë nga talibanët, por u bllokua nga militantët sapo intervista filloi të filmohej.
“ Ai nxori celularin dhe filloi xhirimet. Menjëherë, talibanët i thanë të ndalonte. Ai i thoshte vazhdimisht se ishte reporter dhe se kishte marrë leje për atë intervistë. Ata e goditën dhe i bërtitën, megjithatë: '' se pse po fliste me një grua? ", tha dëshmitari okular.
SHBA: Biden thotë ‘po’ për vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve
15 Shtator, 07:31
Sipas Kombeve të Bashkuara, organizata islamike po fillon sulme ndaj ish-ushtarëve dhe zyrtarëve qeveritarë që u përmbysën. Një video e publikuar tregon luftëtarët talibanë që i shtyjnë të rinjtë në bagazhin e një makine.
Ka raporte se luftëtarët po kërkojnë derë më derë për të ashtuquajturit armiq, kushdo që, domethënë, ishte bashkëpunëtor i qeverisë së mëparshme ose SHBA .
Zyrtarët e qeverisë së mëparshme janë torturuar dhe burgosur, ndërsa të tjerët janë gjetur të vdekur./Ora News/

