Vath në vesh mesazhin e qytetarit: 'Nëse ky popull do vijojë të flejë, këmba gjithmonë do t'i vihet në zverk'
Dhuna kundrejt grave ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin 'Ditë e Re'.
I pyetur se çfarë mendimi ka për dhunën, qytetari thotë se dhuna është një problem social i thellë dhe se familja, edukimi dhe ekonomia janë disa nga arsyet kryesore. Ai ka një thirrje për qytetarët shqiptarë.
"Në Shqipëri merremi me pasojat dhe jo me shkakun, nëse kapim shkakun do të eliminojmë pasojat. Familja luan rol te rëndësishëm, por dhuna është problem kompleks, që duhet analizuar mirë. Kemi të bëjmë me një shoqëri që fle gjumë, jo vetëm për këtë problem, por për të gjitha gjërat. Ky popull fle dhe këmba gjithmonë do t'i vihet në zverk", thotë qytetari.
Na ndiqni çdo ditë në " Ditë e Re" nga e hëna në të premte në orën 07:00 deri 10:00 në ekranin e Rtv Ora, nën shoqërinë e Arjola Shehu dhe Arjon Muça.
