Të majtët fitojnë në Norvegji, laburistët marrin 48 nga 169 mandatet
Pas tetë vitesh qeverisjeje nga konservatorët, Norvegjia ka sjellë në pushtet të majtët. Kryetari i laburistëve, Jonas Gah Storere, thotë se do ta bëjë vendin nordik më të barabartë dhe të drejtë bashkë me aleatët politikë me të cilët do të ndajë pushtetin katër vitet e ardhshme.
Opozita norvegjeze ka mundur konservatorët prej tetë vitesh në pushtet dhe ka mundësinë të formojë një qeveri socialdemokrate.
Partia Laburiste e Jonas Gahr Stoerefitoi të hënën 48 nga 169 mandatet, ndërsa konservatorët e kryeministres Erna Sulberg, 36 apo 9 deputetë më pak se në 2017-ën.
Tani pritet të fillojë bisedimet për formimin e një koalicioni me aleatët e preferuar, me Partinë e Qendrës dhe të Majtën Socialiste.
"Norvegjia dërgoi një sinjal të qartë: zgjedhjet treguan se populli norvegjez do një shoqëri më të drejtë. Ju falënderoj."
Jonas Gahr Stoere ka shërbyer për disa kryeministra që nga viti 1989 dhe fushatën e tij e fokusoi te njerëzit e thjeshtë, për të adresuar pabarazinë ekonomike dhe për të përmirësuar shërbimet publike duke rritur taksat për më të pasurit.
Vetë ai është miliarder nga një familje e pasur.
"Nga qeveria e re pres që të fokusohet në çështjet klimatike që përballim sot, të shpenzojë më shumë kohë me krizën klimatike."
"E doja Sabrinën”, Elton Metaj qan para Gjykatës dhe tregon pse e vrau
14 Shtator, 12:43
"Pa dyshim kemi një zhvendosje nga blutë te të kuqtë. Kjo pritej prej kohësh, prej muajsh, edhe pse qeveria e mëparshme e menaxhoi mjaft mirë situatën me Covid-in. Ndryshimi po vinte."
Kryeministrja norvegjeze në largim, Sulberg, mori pushtetin në vitin 2013 dhe fitoi shpejt nofkën "Erna e Hekurt" për ndërhyrjet e saj ndaj emigracionit dhe taksat e ulëta, por u qortua se rriti pabarazinë dhe për reformat në sektorin publik.
Konservatorët dhe aleatët e tyre siguruan vetëm 68 karrige së bashku ditën e hënë, duke ua lënë 100 të tjerat shumicës së re të majtë.
"Të infektuar me Covid në rrethin tim", karantinohet Vladimir Putin
14 Shtator, 11:3


