Publikohet videoja, ja si u arratis nga burgu bosi meksikan i drogës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2021, 22:57
Një prej bosëve të karteleve të drogës në Meksikë, José Alfredo Hernández Campos, është arratisur.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se bosi i quajtur dhe “El Calamardo”, ka arritur të arriti të largohet nga zyra e prokurorit më 13 korrik në qytetin Reynosa.
Ndërkohë është publikuar dhe videoja, ku shihet momenti se si “El Calamardo”, u ndihmua të arratisej nga një grup njerëzish të veshur me uniforma të Marinës Meksikane.
Shihet se ata kanë qenë të armatosur, ku dhe kanë hasur dhe rezistencë.
Mësohet se 4 prej ushtarëve që shihen në video janë pjesëtarë të Marinës Meksikane, të cilët mendohet se kanë ndihmuar me uniforma dhe pajisje të gjithë pjesëtarët e tjerë të grupit.