BE, 5.7 mln euro ndihmë Shqipërisë për regjistrimin e pronës/ Kim: E domosdoshme! Do të hedhë themelet për zhvillim
Bashkimi Europian do të ndihmojë me 5.7 mln euro Shqipërinë, për regjistrimin dixhital të pronave.
Ndërkohë në një postim në rrjetet sociale, Ambasadoja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim shkruan se ky projekt është i domosdoshëm dhe se zgjidhja e të drejtave të pronësisë do të hedhë themelet për zhvillim në vend.
“Pajtohem plotësisht. Zgjidhja e të drejtave të pronësisë do të hedhë themelet për një zhvillim më të madh, investime dhe barazi mundësish. Është e domosdoshme”- shkruan Kim, në Twitter.
Pak më parë, Ambasadori i BE, Luigi Soreca, në një postim në rrjetet sociale tha se Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës dhe programi i iniciuar prej tyre, "BE for Property Rights" do të përmirësojë sigurinë ligjore dhe do të promovojë më shumë investime të huaja.
5.7 milion € do do të investohen për përmirësimin e cilësisë së të dhënave./ Ora News/
