Makina përplaset me barrierën, shqiptari në Gjermani "fluturon" nga dritarja dhe vdes

Makina përplaset me barrierën, shqiptari në Gjermani

Një 23-vjeçar nga Mitrovica ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Gjermani.

Sipas mediave gjermane i riu nga Mitrovica humbi kontrollin e makinës së tij për arsye të panjohura dhe u përplas në barrierën qendrore.

Sipas Shtabit të Policisë së Pfalzit, 23-vjeçari banues në Regensburg doli nga korsia me makinën e tij për një arsye të pashpjegueshme, pastaj u fut përsëri dhe në fund u përplas.

Sipas policisë, ai nuk mbante rrip sigurimi. Nga goditja e fortë, ai doli nga makina dhe vdiq në vendin e ngjarjes.

Mediat lokale kanë raportuar se rastin e kanë konfirmuar edhe familjarë të 23-vjeçarit në Mitrovicë./Gazeta Ekspres/