Kosovë/ 23 viktima dhe 424 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Kosovës njoftoi se sot, 12 shtator se janë regjistruar 23 viktima dhe 424 raste të reja me koronavirus.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit  janë analizuar 8,270 mostra, ku 5 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me COVID-19.

Po ashtu, 1,324 pacientë janë shëruar dhe numri i rasteve aktive me koronavirus është 17,625.

Vetëm gjatë dhjetë ditëve të fundit, Kosova ka regjistruar 237 raste të vdekjes nga sëmundja COVID-19

Sa i përket fushatës së vaksinimit, MSH-ja njofton se gjatë 24 orëve janë administruar 18,214 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë 357,197 persona kanë marrë dy dozat e vaksinës, ndërkaq 676,755 persona janë imunizuar me një dozë./REL/