Sekuestrohen mbi 300 kg kanabis në Selanik, policia greke: Erdhi nga Shqipëria

Gjatë një operacioni në Greqi janë sekuestruar 330 kilogramë kanabis që vinte nga Shqipëria.

"Një goditje e rëndësishme ndaj qarqeve të organizuara të trafikimit të substancave narkotike u arrit pas një hetimi të plotë dhe veprimeve të koordinuara nga punonjësit e policisë të cilët gjetën dhe sekuestruan më shumë se 330 kilogramë kanabis," informon policia greke.

Në pranga ra një shtetas 51-vjeçar.

"Mëngjesin e sotëm (11 shtator) në zonën e Amfilochia, oficerë policie, me ndihmën e kolegëve të tyre nga Departamenti i Prokurorisë së Drogës dhe Drejtorinë e Policisë Amfilochia , ndaluan një makinë për kontroll. Gjatë kontrollit në kamionin e drejtuar nga 51-vjeçari u gjetën 14 çanta udhëtimi, që përmbanin 128 pako me peshë 334 kg e 732 gr kanabis."

"Nga hetimet rezultoi se autori është anëtar i një grupi të organizuar ndërkombëtar  të opmortimit të sasive të mëdha të kanabisti nga Shqipëria drejt Greqisë, me qëllim trafikimin e mëtejshëm të tij në territorin grek," informon policia.

Personi i arrestuar u dërgua në Prokurorinë Publike Agrinio.

Sekuestrohen mbi 300 kg kanabis në Selanik, policia greke: Erdhi nga

Sekuestrohen mbi 300 kg kanabis në Selanik, policia greke: Erdhi nga