Video/ Pamje dramatike nga shpërthimi i zjarrit në Tetovë, momenti kur pacientët përpiqen të dalin nga spitali

Pamje dramatike nga djegia e spitalit të modeluar në Tetovë, janë publikuar ditën e sotme në  rrjetet sociale.

Siç shihet në videon e mëposhtme, menjëherë sapo ka rënë zjarri pacientët shihen teksa bëjnë përpjekje për të dalë. Një person që shihet në karrocë, ka dalë nga dera e spitalit i shoqëruar nga një tjetër.

Ndërkohë pacient dhe stafi mjekësor, por edhe familjar dalin nga dritarja.

Vetëm pak pas shkëndijës së parë, zjarri ka përfshirë të gjithë spitalin, duke bërë të pamundur daljen e personave tjerë jashtë spitalit.

Si pasojë e zjarrit humbën jetën 14 persona, ndërkohë janë plagosur disa të tjerë të cilët ndodhen në spital.