"Veprim idiot" Ngau makinën në shinat e trenit, shoferi dënohet me 15 muaj burgim - Shikoni videon

Burri që u kap duke drejtuar makinën e tij në shinat e trenit përreth 1 kilometër  është dënuar me 15 muaj burgim.

Ai akuzohet se ka shkaktuar vonesa deri në 8 orë në linjat hekurudhore të trenave.

"Veprimet idiote" të 33-vjeçarit,  Aaron O'Halloran, që drejtonte automjetin në shinat e trenit, shkaktuan dëme me vlerë më shumë se 26,000 euro", tha Policia Britanike e Transportit (BTP).

Gjykata e shpalli shoferin 33-vjeçar, nga Huntsëorth, Birmingham. Ai u dënua me 15 muaj burg, iu hoq leja e drejtimit për dy vjet dhe u gjobit me 181 euro.

Policia Britanike e Transportit i tha gjykatës se ata u informuan rreth orës 7.30 të mëngjesit të 9 majit se O'Halloran kaloi Mitsubishin e zi përmes një porte në Stacionin Duddeston dhe  udhëtoi pothuajse  gati 1 km në vijën hekurudhore për në Aston. Shoferi më pas braktisi automjetin, por policia e kapi brenda pak orësh.