"Të gjithë burra, asnjë grua" SHBA e shqetësuar për qeverinë e re talibane
SHBA shprehet e shqetësuar, pasi talibanët shpallën qeverinë e re të Afganistanit,të përberë vetëm nga meshkuj dhe me figura të lidhura me sulmet ndaj forcave amerikane.
Kabineti i përkohshëm udhëhiqet nga Mulla Mohammad Hassan Akhund, i cili bën pjesë në listën e zezë të OKB -së.
Ndërkohë një tjetër, Sirajuddin Haqqani, kërkohet nga FBI.
Grupi islamik mori kontrollin e Afganistanit në një ofensivë gjithëpërfshirëse më 15 gusht. Që atëherë, demonstratat e drejtuara nga gratë janë mbajtur kundër islamistëve ekstrem.
Në një deklaratë , departamenti i shtetit amerikan tha: "Ne vërejmë se lista e shpallur e emrave përbëhet ekskluzivisht nga individë që janë anëtarë të talibanëve ose bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë, midis tyre asnjë grua. Gjithashtu jemi të shqetësuar nga përkatësitë dhe regjistrat e disa prej individëve."
Departamenti i shtetit shtoi se Amerika do të "gjykojë talibanët nga veprimet e saj, jo nga fjalët".
"Përsërisim pritshmërinë tonë të qartë që talibanët të sigurojnë që toka afgane të mos përdoret për të kërcënuar vende tjera," thuhet në deklaratë.
Afganistani është anëtar i Kombeve të Bashkuara prej vitit 1946 dhe organizata tha të martën se u takon shteteve të veçanta ta njohin apo jo qeverinë e re, dhe të presin paqen e qëndrueshme në vend.


